|
![]() |
|
Historia e futbollit shtrihet në një hark kohor prej 100 vjetësh. Gjithçka filloi në vitin 1863 në Angli, ku Ragby Futboll dhe Federata e Futbollit morën drejtime të ndryshme nga njëra - tjetra dhe Federata e parë e futbollit u krijua me emrin Federata e Futbollit të Anglisë. Të dyja këto lloje të futbollit (ragby dhe futboll) kanë të njëjtat rrënje dhe që të dyja janë degëzuar në mënyra të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme kohore. Historia e tyre e hershme tregon për të paktën gjashtë lojra të ndryshme, me të cilat historia e zhvillimit të futbollit është e lidhur dhe nëpërmjet të cilave është arritur të ndërtohet kjo histori. Luajtja e topit me këmbë ka ekzistuar prej mijëra vjetësh dhe nuk ka asnjë arsye të besohet se kjo lloj të luajturi është rrjedhojë “natyrore” e të luajturit të topit me dore.
Një formë tjetër e futbollit, gjithashtu e ardhur nga Lindja e largët, ishte Kemari japonez, me origjinë 500 deri në 600 vjet më vonë dhe që akoma luhet në ditët e sotme. Ky është një lloj futbolli që luhet në rreth, më pak spektakolar, por me një eksperiencë më dinjitoze dhe ceremoniale. Kjo lojë nuk ishte kompetitive dhe lojtarët nuk luftonin për topin fare, ndryshe nga loja kineze. Lojtarët duhej t’i pasonin topin njëri-tjetrit në një fushë të vogël, pa e lënë topin të bjerë në tokë.
Historianët mund të kenë versione konfliktuese për origjinën e lojës së futbollit, por një fakt është i padiskutueshëm: futbolli ka lulëzuar për më shumë se një mijë vjet në forma të ndryshme, në rajonin që përshkruhet si “shtëpia” e tij, Anglia dhe Ishujt Britanikë. Zinxhiri i persekutimeve dhe i censurave, ndonjëherë shumë të egra, e ndonjëherë të lehta, provon pa pikë dyshimi entuziazmin tejet të madh që ka ekzistuar për futbollin, duke i kaluar të gjitha pengesat e sjella nga regjime të ndryshme. Përsëritja e pasukseshme e ndërhyrjeve të autoritetevedhe zyrave të larta të shtetit, tregon se sa të pafuqishëm ata ishin për të ndaluar futbollin, edhe pse disa nga dënimet ishin shumë të ashpra.Por, edhe pse loja ishte ndaluar në menyre sistematike për 500 vjet, nuk u shtyp kurrë. Si rrjedhojë, qëndroi e egër, violente dhe e paorganizuar. Asnjë ndryshim nuk erdhi deri në fillimin e shekullit të 19, kur mësimi i futbollit u bë mjaft i përhapur, sidomos në shkollat publike mjaft të njohura. Kjo ishte pika e kthesës për futbollin. Në këtë mjedis të ri, ishte e mundur të bëheshin rinovime dhe përmirësime për lojën.
Më së fundi, në vitin1863, zhvillimet arritën pika kulmore. Në universitetin e Kembrixhit, ku në vitin 1848 ishin bërë përpjekje nga pionerë nga shkolla të ndryshme për të gjetur një emërues të përbashkët për lojën e futbollit, një iniciativë e re filloi të vihej në efekt për të ndërtuar standarde dhe rregulla të njëjta për t’u pranuar nga të gjithë. Në 26 tetor 1863, njëmbëdhjetë klube futbolli nga Londra dërguan përfaqësuesit e tyre tek taverna “Freemason”. Detyra e këtyre përfaqësuesve ishte të krijonin rregulla parësore, të pranueshme nga të gjitha palët, për të të gjykuar lojërat që do të luheshin ndërmjet tyre. Ky takim shënon lindjen e Federatës së Futbollit. Në 8 dhjetor 1863 futbolli dhe rugby më së fundi u ndanë.
Vetëm tetë vjet pas krijimit, Federata e Futbollit kishte 50 klube anëtare. Kampionati i parë i futbollit filloi në të njëjtin vit – Kupa e FA (Federata e Futbollit), e cila u pasua nga Liga e Kampionëve pas 17 vitesh. Në Britaninë e Madhe po zhvilloheshin ndeshje ndërkombëtare shumë kohë më përpara se sa pjesa tjetër e Evropës të dëgjonte për futbollin. Ndeshja e parë ndërkombëtare u luajt në vitin 1872 ndërmjet Anglisë dhe Skocisë. Pas Federatës Angleze të Futbollit, Federatat më të vjetra janë FF Skoceze (1873), FF e Uellsit (1875), dhe FF e Irlandës (1880). Kur u bë loja e parë ndërkombëtare, Anglia nuk kishte asnjë organizatë tjetër kundër kujt të luante.
Përhapja e futbollit jashtë kufijve të Brianisë së Madhe, si pasojë e influencës angleze në botë, filloi ngadalë por shumë shpejt fitoi ritëm dhe u përhap me shpejtësi të madhe në të gjitha anët e botës. Shtetet e tjera që krijuan Federata futbolli pas Holandes dhe Danimarkës në 1889, ishin Zelanda e Re (1891), Argjentina (1893), Kili (1895), Zvicra, Belgjika (1895), Italia (1898), Gjermania, Uruguai (1900), Hungaria (1901) dhe Finlanda (1907). Kur FIFA u krijua në Paris, në maj të vitit1904, kishte vetëm shtatë vende themeluese: Francë, Belgjikë, Danimarkë, Holandë, Spanjë (e prezantuar nga Madrid FC), Suedi dhe Zvicër. Federata Gjermane e Futbollit shprehu dëshirën e saj për t’u futur në FIFA në të njëjtën ditë.
Ky komunitet futbolli ndërkombëtar u rrit në mënyrë të ndjeshme, edhe pse ndonjëherë kaloi pengesa dhe dështime. Në vitin 1912, 21 shoqata kombëtare ishin pjesëtare të “Fédération Internationale de Football Association” (FIFA). Deri në vitin 1925 numri ishte rritur në 36, në 1930 – viti i Kupës së parë Botërore – ishte 41, në 1938 ishte 51 dhe në vitin 1950, pas një pauze të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore, numri arriti në 73. Në ditet e sotme, pas Kongresit të FIFA-s në vitin 2000, FIFA ka 204 anëtare në çdo pjesë të botës. |
|
|
![]() |